Në Prishtinë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Burimet fillestare pohuan se nga të shtënat dyshohet se një person ka pësuar lëndime trupore.
Rastin, ndërkohë, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti pohon se rasti ka ndodhur në rrugën “Maliq Pashë Gjinovci” diku rreth orës 22:40, teksa janë duke u ndërmarrë hetimet e nevojshme nga organet kompetente.
“Sot rreth orës 22:40, kemi marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën Maliq Pashë Gjinovci në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga arma e zjarrit është lënduar një person.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore, deri tani është arrestuar një person i dyshuar” deklaroi Ahmeti.