fbpx

Policia me informacion se “dikush mund të hyjë nga Serbia”, për arsye sigurie çon disa njësite në drejtim të Jarinjës

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka shkuar në pikën kufitare në Jarinjë, për shkak se ka marrë informacione se dikush mund të hyjë nga Serbia në Kosovë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha Portalit Dukagjini se njësitet policore janë dërguar atje për shkaqe sigurie, duke mos dhënë detaje të tjera.

“Për arsye të sigurisë I kemi dërgu në kufi, I kemi disa informacione se mund të hyjë dikush nga Serbia. Për këtë e kemi dërguar policinë atje vetëm për shkaqe sigurie”, tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]