fbpx

Policia mobilizohet për protestën e veteranëve, shtohen autoblindat nëpër rrugët e Prishtinës

nga Revista Kosovarja

Autoblinda të Policisë së Kosovës janë parë në rrugën ‘Rexhep Luci’ në Prishtinë, pas njoftimit që ka lëshuar lidhur me mbarëvajtjen e protestës të paralajmëruar nga OVL e UÇK-së.

Nga pamjet shihet se Policia e Kosovës është duke u përgatitur për protestën e nesërme.

Përmes një komunikatë për media Policia ka bërë të ditur se janë marrë masat e nevojshme dhe se janë takuar me përfaqësues të OVL të UÇK-së me qëllim të njoftimit rreth organizimit të protestës, vendit dhe kohës së mbajtjes.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet:

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]