fbpx

Policia në Prizren parandalon një vetëvrasje

nga Revista Kosovarja

Një person i gjinisë mashkullore ishte vërejtur nga policia të shtunën në një lumë.

Policia ka ndërhyrë dhe e ka larguar viktimën nga lumi duke e dërguar për trajtim mjekësor.

“Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

VETËVRASJE NË TENTATIVË/Prizren 04.03.2023 – 16:20. Njësit policore deri sa ishin duke patrulluar duke realizuar detyrat e tyre kishin vërejtur se në lum është një person. Të njëjtit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arrit ta largojnë dhe shpëtojnë viktimën mashkull kosovar nga aty, si dhe e kanë dërguar për tretman mjekësor. Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm pasi që i njëjti kishte probleme psikike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]