fbpx

Policia nis hetimet lidhur me katër raste të vdekjeve që ndodhën dje në rajonin e Prishtinës, viktimat janë burra

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me katër raste të vdekjeve që kanë ndodhur dje në rajonin e Prishtinës.

Në të katër rastet, viktimat janë burra. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN – Rajoni i Prishtinës / 20.06.2024 – Në rajonin e Prishtinës janë raportuar katër raste, të cilat janë trajtuar nga njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastet, vdekjet e 4 viktimave meshkuj kosovarë i kanë konfirmuar mjekët kompetent. Me urdhër të prokurorit kujdestar trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]