fbpx

Policia njofton për një vdekje të dyshimtë në Leposaviq, një grua gjendet pa shenja jete në shtëpinë e saj

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Leposaviq, më saktësisht në fshatin Dobrava, është gjetur pa shenja jete një femër në një nga dhomat e shtëpisë së saj.

PK-ja ka bërë të ditur se viktima O.M e lindur në vitin 1949, ka qenë paciente që ndodhej në trajtim mjekësor.

Njoftimi:
Policia në Leposaviq reagon pas kërkesës së stafit mjekësor – konfirmohet një rast vdekje e dyshimtë

Mitrovicë Veri , 30 Maj 2025

Më datë 30.05.2025, rreth orës 13:48, Policia në Leposaviq është njoftuar nga stafi mjekësor, i cili kishte shkuar në fshatin Dobrava te Leposaviqit për të vizituar një paciente që ndodhej nën trajtim mjekësor.

Sipas informatave të para, me të arritur në vendin e ngjarjes, personeli mjekësor ka hasur në derën e mbyllur të shtëpisë dhe nuk ka arritur të vendosë kontakt me personin në fjalë, për çka ka kërkuar asistencën e Policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Meqë dera nuk është hapur, Policia është detyruar ta hapë atë me forcë. Brenda në një nga dhomat e shtëpisë, në shtrat, është gjetur e shtrirë një femër pa shenja jete. Nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës – femër, O.M., e lindur në vitin 1949.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]