fbpx

Policia shpall në kërkim dy të dyshuarit për plagosjen në Pejë, ua publikon fotografitë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarve për plagosjen e mbrëmshme në Pejë.

Të dyshuar janë Adem dhe Besnik Bulliqi nga Peja. Njëri është 25-vjeçar, e tjetri 31-vjeçar.

Në faqen zyrtare, Policia ka publikuar fotot e të dyshuarve bashkë me shënimet tjera.

“Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: “Vrasje e rёndё nё tentativё” e cila ka ndodhur me datё 12.07.2024 rreth orёs 19:20, nё rrugën “ Jeton Dedushaj” nё Pejё, tё dyshuarit posedojnё mjete tё rrezikshme me vete dhe paraqesin rrezik. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se viktima është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë, i gjakosur në kokë dhe trup dhe pa vetëdije.

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Pejë 12.07.2024-19:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në oborrin e shtëpisë i gjakosur në kokë, trup dhe pa vetëdije. Autoambulanca ka dalë në vend ngjarje dhe viktima është transportuar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të gjendjes serioze është transportuar në QKUK. Të dyshuarit janë në arrati, por janë identifikuar nga policia dhe vazhdon kërkimi i tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin, janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikqi, deklaroi mbrëmë për Express se viktima për shkak të gjendjes së rëndë është dërguar për në QKUK.

“Një person është plagosur me thikë, për këtë cështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme” tha Nikçi per Gazetën Express.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]