fbpx

Policia thirrje vozitësve: Kujdes nga mjegulla, mbani nën kontroll shpejtësinë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes, sidomos gjatë mjegullës ku zvogëlohet dukshmëria.

Policia ka kërkuar në një postim në Facebook, që shpejtësia e lëvizjes të mbahet nën kontroll.

“Përdorni dritat e mjegullës, nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Mjegulla mund të krijojë një iluzion dhe t’i bëjë shoferët të mendojnë se po shkojnë më ngadalë seç janë, mbani vëmendjen, mos shpejtoni. Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin. Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin policor.

Autoritetet kanë theksuar se çdo vit, si pasojë e mjegullës në rrugë, shkaktohen aksidente të shumta.

https://www.facebook.com/KosovoPolice/posts/657761536564108?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]