fbpx

Politikania serbe publikon foto, pretendon se u fut në Kosovë ilegalisht përmes malit

nga Revista Kosovarja

Politikania serbe, Milica Gjurvgjeviq Stamenkovski ka publikuar një fotografi në platformën “X” duke pretenduar se është futur brenda territorit të Republikës së Kosovës përmes maleve.

Gjurgjeviq ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen për vite me radhë duke e konsideruar si rrezik për “rendin kushtetues”, derisa pretendon se mbrëmjen e së premtes është futur përmes malit brenda territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Reçicë.

“Ata menduan që do të më ndalnin edhe sonte, por siç thash, kush e di synimin, e di rrugën, edhe nëse është përmes maleve. Përshëndetje nga fshati Reçicë”, ka shkruar ajo.

Siç raporton “Danas”, Gjurgjeviq paraprakisht kishte folur drejtpërdrejt në Facebook nga fshati Restelicë i komunës së Kurshumlisë, rreth njëqind metra larg kufirit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, dhe se ka paralajmëruar se do ta futej në territorin e Republikës së Kosovës.

 

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]