Ibrahim Rugova është një nga politikanët më të njohur ndërkombëtarisht të Kosovës.
Ndonëse ka vdekur që 17 vite, sot ai u pa në një fotografi të botuar nga Volodymyr Zelenksy, presidenti karizmatik i Ukrainës, dhe Roberta Metsola, presidente e Parlamentit Evropian.
Në fakt, ishte zonja Metsola, e cila si presidente e PE-së, e mirëpriti Zelenskyn në Bruksel. E pas takimit zonja Metsola zgjodhi të botojë një fotografi në Instagram. Në fotografinë e përzgjedhur, në prapavijë shihet edhe ish-presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në fotografinë në hollin e Parlamentit Evropian, Rugova shihet i mendueshëm, teksa dy të gjallët, pra Zelensky dhe Metsola shihen në humor të mirë.