fbpx

Prej nesër fillon lehtësimi i masave në Gjermani

nga Revista Kosovarja

Gjermania ka miratuar ligjin e ri për lehtësimin e masave për qytetarët që jetojnë në Gjermani, e që janë shëruar nga COVID-19 apo janë vaksinuar kundër virusit.

Sipas një njoftimi të Ambasadës së Kosovës në Gjermani ligji që lehtëson masat për të vaksinuarit do të hyjë në fuqi nga nesër, më 9 maj.

Masat parashohin që kufizimi i kontaktit dhe daljes nuk zbatohen më për njerëzit e vaksinuar. Kjo nënkupton që njerëzit e vaksinuar kanë të drejtë të dalin dhe se u duhet të paraqitet vetëm libreza e vaksinimit.

Lehtësimi vlen edhe për udhëtarët. Një pikë e tillë u përshtatet qytetarëve që udhëtojnë në Kosovë. Dëshmia për vaksinim është e barabartë me testin negativ.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]