fbpx

Prej nesër, mos gaboni të dilni pa maskë

nga Revista Kosovarja

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka paralajmëruar masat e reja të vendosura nga autoritetet e vendit, në luftë me koronavirusit, me ç’rast personave fizikë u lejohet të dalin vetëm për një orë e gjysmë në ditë, në bazë të numrave të letërnjoftimit.

Vendimet e prezantuara në konferencë për media do të hyjnë në fuqi nga data 15 prill dhe do të zgjasin deri më 4 maj.

Ndër të tjera thuhet se secili person që del jashtë është i obliguar të ketë maskë.

Këto janë disa nga masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë:

Secili person që del jashtë është i obliguar të vendosë maskën.

Ndalohet qarkullimi i personave fizikë nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve me furnizim me mallra të domosdoshme dhe atë 1 orë e gjysë në ditë.

Gjatë qarkullimit të personave fizikë nuk lejohet të shoqërohen nga të tjerët, vetëm në rastet e personave me aftësi të kufizuar.

Ndalohet dalja e personave mbi moshën 65 vjeçare.

Ndalohet qarkullimi i personave fizikë, vetëm në rast se kanë nevojë për trajtim mjekësor.

Ndalohet qarkullimi i personave fizikë, vetëm në rast se ndonjë është viktimë e dhunës fizike.

Ndalohet takimi mes personave, vizitat familjare, shoqërore e të tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]