fbpx

Prekëse, Vanessa përkujton Kobe Bryant në 20 vjetorin e martesës

nga Revista Kosovarja

Vanessa Bryant ka përkujtuar bashkëshortin e ndjerë, Kobe për 20 vjetorin e martesës së tyre.

Çifti u martua në Prill të vitit 2001, vetëm gjashtë muaj pasi nisën lidhjen.

Duke ndarë kujtimet më të bukura të martesës së tyre, Vanessa shkroi:”Gëzuar përvjetorin, baby.Të dua shumë. 20 vjet.”

https://www.instagram.com/p/CN0BWlJDJed/

Ajo postoi gjithashtu një video të momenteve të tyre më të mira, përfshirë dhe një intervistë ku Kobe flet me dashuri për të shoqen duke thënë: “E dua jashtëzakonisht shumë, por dhe jemi miqtë më të mirë. Është një bekim”. Ajo mbishkroi: Të dua tani, përgjithmonë dhe gjithmonë.”

https://www.instagram.com/p/CN0EOqDjavp/

Kobe vdiq në janar 2020 në moshën 41 vjeçare së bashku me vajzën e tyre 13 vjeçare Gianna, pas një aksidenti me helikopter që vrau gjithashtu shtatë të tjerë. Legjenda e NBA-së la pas Vanessën dhe tre vajzat e tjera Natalia, 18, Bianka, 4 vjeç, dhe Capri, 1 vjeç.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]