fbpx

Presidenca: Serbia emëroi organe ilegale në 5 komuna të Kosovës, shkelje e sovranitetit dhe e marrëveshjes së Brukselit

nga Revista Kosovarja

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes Vjosa Osmani tha se Serbia ka emëruar organe ilegale në disa komuna të Kosovës, duke publikuar dy dokumente.

Vela shkroi në Twitter se organet ilegale u emëruan në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq, duke theksuar se kjo përbën shkelje të marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës.

“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovranitetit të Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, shkroi Vela.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]