fbpx

“Presidente a e ke ndërmend me u kthy në Kosovë?”

nga Revista Kosovarja

Presidente Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka kërkuar që presidentja Vjosa Osmani e cila gjendet në New York të kthehet në Kosovë.

Këtë kërkesë Miftaraj e bëri pas zhvillimeve të fundit që po ndodhin në veriun e Kosovës, ku u djegën dy zyre të Qendrave të Regjistrimit në Zubin Potok e Zveçan.

Miftaraj tha se Kushtetuta e Kosovës e rendi kushtetues e kërkon së paku prezencen e presidentit në Kosovë.

“Presidente, a e ke ndermend mu kthy ne Kosove? Kthehu, sepse Kushtetuta e Republikes, rendi kushtetues, integriteti dhe sovraniteti i Republikes, kerkojne se paku prezencen tende ne Kosove”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]