fbpx

Presidenti Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

nga Revista Kosovarja

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot përshëndeti dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Begaj këtë e konsideroi akt të rëndësishëm historik me ç’rast, uroi autoriteteve të Kosovës suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.

Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.

“Urime Kosovë e shumë suksese!”, u shpreh Begaj.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot i dorëzoi Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]