fbpx

Presidentja e tronditur për vdekjen e Albright

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas lajmit për vdekjen e ish Sekretares së Shtetit të SHBA-ve, Madeline Albright.

Presidentja shkruan se, Albright, na shumë shumë shpresë, kur nuk e kishim atë, dhe u bë zëri ynë e krahu unë kur nuk kishim as zë e as krah.

Postimi i plotë

E tronditur thellësisht nga humbja e mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright, ish- sekretare e Shtetit të SHBA-ve. Ajo na dha shpresë, kur nuk e kishim atë, u bë zëri ynë e krahu ynë kur nuk kishim as zë e as krah. E njohu dhimbjen e popullin tonë sepse edhe vet e kishte përjetuar persekutimin qysh në fëmijëri, prandaj qëndroi e vendosur kundër Millosheviqit deri në ndaljen e gjenocidit të tij në Kosovë. E përkrahi parreshtur Kosovën deri në frymën e fundit, prandaj populli i Kosovës do ta kujtojë përjetësisht.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]