fbpx

Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Rishikimin e Buxhetit

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot shpalljen e Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen  e Presidencës.

“Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021”, thuhet në njoftim.

Buxheti për vitin 2021 u miratua në Kuvendin e Kosovës më 28 korrik të këtij viti, me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

https://president-ksgov.net/sq/lajme/presidentja-osmani-dekreton-ligjin-per-rishikimin-e-buxhetit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]