fbpx

Presidentja Osmani ia nisë punës në zyrë pas operimit

nga Revista Kosovarja

Pas 5 ditëve prej kur pati ndërhyrje kirurgjike, Presidentja Osmani ka dalë në zyrë.

Presidentja Vjosa Osmani e ka shënuar rikthimin e saj në Presidencë, me një takim lamtumirës me ambasadorin jorezident të Japonisë në Kosovë, Akira Mizutani.
Presidentja ka pasur disa ditë mungesë pranie në zyrën e saj për shkak të intervenimit kirurgjik që pati më 2 nëntor, ndërsa, siç kuptohej nga njoftimet e Presidencës, ajo ka rimarrë detyrën të nesërmen, pas operimit.

Në orët e para të 2 nëntorit, pas raportimit në media, Presidenca konfirmoi se Osmani i është nënshkruar një intervenimi kirurgjik.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses”, thuhej në njoftimin e Presidencës

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]