fbpx

Presidentja Osmani në Turqi: NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Presidentja Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Pas vizitave dhe takimeve atje, presidentja Osmani e ka dhënë edhe një intervistë për televizionin TRT, ku ka folur për nevojën e anëtarësimit të Kosovës dhe Bosnjës në NATO.

“NATO duhet ta përshpejtojë procesin e anëtarësimit për Kosovën dhe Bosnjën në vazhdën e krizës në Ukrainë”, ka thënë Osmani.

Citati është publikuar nga gazetarja Nafisa Latic, e cila e ka intervistuar presidenten.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]