fbpx

Presidentja Osmani nga Zvicra: Zemra e Kosovës rreh me ritmin e mërgatës

nga Revista Kosovarja

Gjatë vizitës së saj në Zvicër, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur me ngrohtësi nga diaspora shqiptare, shumë prej të cilëve dikur emigruan si refugjatë dhe sot janë qytetarë të integruar e të suksesshëm në këtë shtet mik të Kosovës.

Në një video-mesazh të publikuar në Facebook, Osmani ka falënderuar përzemërsisht bashkatdhetarët për mikpritjen që i është bërë në Bernë, duke vënë në pah rëndësinë që ka diaspora për Kosovën dhe lidhjen e thellë që i bashkon.

“Sot qindra mijëra njerëz me prejardhje nga Kosova jetojnë në këtë vend të mrekullueshëm. Përgjatë viteve kemi ndërtuar një bazë të përbashkët mirëkuptimi. Kemi thyer barriera dhe kemi ndërtuar ëndrra të përbashkëta. Së bashku kemi krijuar një partneritet unik, të pasur me miqësi dhe me lidhje mes njerëzve. Bijtë dhe bijat e atyre që dikur erdhën si punëtorë dhe refugjatë, sot janë mjekë dhe inxhinierë, artistë dhe ndërmarrës. Ata po ndërtojnë qëllimin e jetës, po forcojnë komunitetet e tyre këtu në Zvicër. Dhe çdo ditë ata ndihmojnë në shtyrjen përpara të mirëqenies së shtëpisë së tyre të re – Zvicrës”, është shprehur Osmani.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]