Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Rrahim Latifit

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Latifi për ndarjen tragjike nga jeta të 35-vjeçarit, Rrahim Latifi.

Mbi artikull

E para e vendit shprehet se humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla.

“E nderuar Familja Latifi, me dhembje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të më të dashurit tuaj, Rrahim Latifi. Rrahimi u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas dhimbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën. Humbja e jetës së një të riu është gjithmonë e rëndë, por edhe më e dhimbshme kur ndodh në rrethana të tilla. Në këto çaste dhimbjeje, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutjet për forcë e durim për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, ka thënë Osmani, njofton Klankosova.tv.

Trupi i pajetë i Rrahim Latifit u gjet dje në liqenin e Ujmanit pas dy ditësh kërkime. Ai dyshohet se u mbyt pasi është hedhur nga ura.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]