fbpx

Presidentja “shkëlqen” në Ballos së Marinsave ku ishte edhe ambasadori Hovenier

nga Revista Kosovarja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, qe pjesë e Ballos së Marinsave Amerikanë, në të cilën ngjarje nderohet përkushtimi, sakrifica dhe angazhimi i grave dhe burrave në uniformë, të cilët kontribuojnë për paqe në Kosovë.

Ajo u pa bashkë me bashkëshortin e saj, Zotëriun e Parë, Prindonin si dhe ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, ky i shoqëruar po ashtu nga bashkëshortja e tij.

”Mbrëmë, ishim të ftuar në Marine Ball, ku nderuam përkushtimin, sakrificën dhe angazhimin e palëkundur të grave dhe burrave në uniformë, të cilët po kontribuojnë për paqe në Kosovë dhe kudo në botë. Faleminderit për shërbimin tuaj!”.

Ky event çdo vit shënohet nga Detashmenti i Marinsave të Ambasadës Amerikane.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]