Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Presidentja sllovene: Kosova ka perspektivën më të dobët nga Ballkani për anëtarësim në BE

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Sllovenisë, ka thënë se shanset më të vogla për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor i ka Kosova.

Mbi artikull

“Për fat të keq, perspektivën më të dobët për anëtarësim nga shtetet e rajonit të Ballkanit e ka Kosova”, citohet të ketë thënë Natash Pirc Musar.

Këto komente, presidentja sllovene i ka bërë gjatë samitit Bërdo-Brione në Tivat të Malit të Zi.

Ndër të tjera, në deklarimin e saj para mediave, ajo tha se Mali i Zi ka zhvillimin më të mirë dhe perspektivën më të mirë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësim eventual në BE.

Moneytizer Paragrafi 4

Po ashtu, Pirc Musar tha se Shqipëria është më së afërmi për anëtarësim, duke theksuar se do të hapë kapitullin e parë më 15 tetor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]