fbpx

Presidentja Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen, ja sa vite po bën

nga Revista Kosovarja

 

Presidentja, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 42-të.

Ajo ka lindur më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë, ku edhe e ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka magjistruar dhe doktoruar në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Pitsburgut në Pensilvani, Shtetet e Bashkuara.

Vjosa Osmani ka qenë Shefe e Kabinetit të Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Këshilltare e Lartë për Çështje Juridike dhe Ndërkombëtare, si dhe ka përfaqësuar Presidentin në Komisionin që hartoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ajo gjithashtu ka qenë në ekipin që përfaqësoi Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin historik në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Vjosa për këto vite jetë ka dhënë një kontribut të madh dhe vazhdon të jep për një Kosovë më të suksesshme.

Presidentes, stafi i revistës “Kosovarja”, i dëshiron jetë të gjatë të mbushur me shumë suksese!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]