fbpx

Presin me orë në radhë për t’i bërë homazhe Mbretëreshës, 136 britanikë përfundojnë në spital

nga Revista Kosovarja

136 britanikë kanë përfunduar në spital teksa prisnin në radhë për t’i bërë homazhe Mbretëreshës.

Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se ka trajtuar më shumë se 1,000 njerëz që kanë qenë në radhë për t’i bërë homazhe mbretëreshën Elizabeth II.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të vizituar nga LAS dhe Ambulanca e St Johns ka qenë 1,078 me 136 që përfunduan në spital.

Britanikët po rrinë për orë të stërgjatura në radhë për t’i bërë homazhet e fundit Mbretëreshës së tyre, trupi i pajetë i së cilës do të vijojë të qëndrojë në “Westminster hall” deri në mëngjesin e së hënës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]