136 britanikë kanë përfunduar në spital teksa prisnin në radhë për t’i bërë homazhe Mbretëreshës.
Shërbimi i Ambulancës në Londër thotë se ka trajtuar më shumë se 1,000 njerëz që kanë qenë në radhë për t’i bërë homazhe mbretëreshën Elizabeth II.
Numri i përgjithshëm i njerëzve të vizituar nga LAS dhe Ambulanca e St Johns ka qenë 1,078 me 136 që përfunduan në spital.
Britanikët po rrinë për orë të stërgjatura në radhë për t’i bërë homazhet e fundit Mbretëreshës së tyre, trupi i pajetë i së cilës do të vijojë të qëndrojë në “Westminster hall” deri në mëngjesin e së hënës.