Policia e ka sekuestruar 1 veturë të rëndë të blinduar, 24 vetura tjera dhe 2 motorë.
Në shifra më të mëdha të armatimit janë eksplozivet, 150 copë eksploziv, dinamit, 23 detonator elektrik, afër 20 shurdhues për AK47 dhe mbi 230 karikator për AK47.
Përveç armatimit u janë gjetur edhe mjete tjera të punës, kazma, lopata, sopata dhe sharra te dorës – afër 50.
Detaje të tjera: 4 kamera të sigurisë, 3 dron, 30 armë AK47, 6 mitraloza, 29 zolla te mbushura, 21 antiplumba, 2 radiolidhje dhe ma shumë se 100 uniforma ushtarake.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se sasia e armatimit që u zbulua nga Policia e Kosovës, janë pajisje për disa qindra sulmues të tjerë.