Prezantuesja e mëngjesit Olivia Jaquith nga WRGB-TV CBS6 në Albany, New York, e përfundoi me sukses transmetimin e lajmeve të së mërkurës në mëngjes, pavarësisht se i kishin plasur ujërat vetëm dy orë më parë.
Jaquith vendosi të qëndronte në ekran dhe të përmbyllte të gjithë edicionin para se të nisej për në spital. Një njoftim në ekran theksonte se ajo ishte vetëm dy ditë larg nga data e caktuar e lindjes.
Ngjarja u komentua edhe nga regjisori i lajmeve, Stone Grissom, i cili e cilësoi vendosmërinë e saj si shembull frymëzimi.
Jaquith kishte njoftuar shtatzëninë në shkurt dhe gjatë kësaj periudhe kishte vazhduar aktivitetet e saj, përfshirë edhe vrapimin në një gjysmëmaratonë.
“Jemi të emocionuar për të dhe familjen e saj. Olivia ka treguar pasion dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në çdo hap”, deklaroi Grissom.