fbpx

Prezantuesja shqiptare: Besoni ose jo, Kristiano Ronaldo më ka shkruajtur

nga Revista Kosovarja

Alesia Bami ka lëshuar së fundmi një tjetër deklaratë të fortë. Teksa ishte pjesë e një loje me pyetje-përgjigje në “E diell” së bashku me kolegun e saj Edi Manushi, ajo zbuloi një detaj që u duk i pabesueshëm edhe nga të pranishmit në studio.

Gjatë lojës Alesia zbuloi diçka nga jeta e saj private. Ajo duhet të tregonte emrin e një futbollisti që i kishte shkruar disa herë, ose kushte dalë për darkë.

“Betohem është njëri, por nuk ja mbaj mend emrin”, tha ajo.

Por më pas, shtoi me shaka se i kishte dërguar mesazh ylli i futbollit, Kristiano Ronaldo.

“Ju ose besojeni ose jo, nuk më intereson. Unë përgjigjen time do e jap, Kristiano Ronaldo.”

Kaq mjaftoi dhe në studio shpërthyen të qeshurat. Askush nuk e besoi deklaratën e saj dhe Edi Manushi vendosi ta godasë me vezë në kokë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]