Princi Harry dhe Meghan Markle mbollën lule në nder të Princeshës Diana gjatë një vizite në një shkollë në Los Angeles në 23 vjetorin e vdekjes së saj.
Duka, 35 vjeçar dhe dukesha e Sussex-it, 39 vjeçe, aktualisht po jetojnë në rezidencën e tyre prej 14 milionë dollarësh në Santa Barbara, pasi zyrtarisht janë larguar nga detyra mbretërore në mars.
Çifti mund të shihej duke mbjellë lule ndërsa vizituan fëmijët në Los Angeles. Sipas biografit të çiftit Omid Scobie, çifti vazhdoi të mbillte lule në kopsht me të rinjtë dhe gjithashtu kaloi kohën duke lexuar libra rreth kopshtit dhe perimeve.
Princi Harry dhe Meghan thuhet se kanë qenë vullnetarë më parë në qendër me këtë vizitë që përkon me përvjetorin e vdekjes së Princeshës Diana.
Në fotografi, çifti, të cilët kishin vënë maska gjatë vizitës së tyre, mund të shiheshin duke u përkulur në tokë ndërsa mbillnin me kujdes kopshtin.
Shoqata e Ndihmës së Los Angeles publikoi disa fotografi të vizitës së çiftit dhe shkroi në Twitter: “Fëmijët e Qendrës tonë të mësimit parashkollor patën një surprizë të mrekullueshme kur Duka dhe Dukesha e Sussex-it i vizituan dje”.
Ata vazhduan: “Përveçse i ndihmuan fëmijët të rimbjellin kopshtin e Qendrës së Mësimit Parashkollor, ata kaluan kohë me ta, duke ndarë vlerësimin e tyre për natyrën dhe duke ndihmuar në rrënjosjen e rëndësisë së ushqimit të shëndetshëm”.
“Ne vërtet e vlerësojmë kohën dhe kujdesin e tyre për studentët tanë”, shkruhej në njoftimin e shkollës.
Princesha Diana vdiq në moshën 36 vjeçare kur makina me të cilën po udhëtonte u përplas në një tunel të Parisit më 31 gusht 1997.