fbpx

Princ Harry tregon se Meghan donte ta vriste veten kur ishte shtatzënë

nga Revista Kosovarja

Duket se princ Harry nuk ka ndërmend t’i ndalë “bombat” kundër familjes mbretërore. Teksa ka folur përsëri me Oprah Winfrey, 36-vjeçari tregoi se gruaja e tij Meghan Markle kishte dashur të vriste veten, teksa ishte shtatzanë.

Harry tha që Meghan nuk e vrau veten, vetëm sepse ishte e shqetësuar për të dhe nuk donte që ai të humbiste një tjetër grua të rëndësishme të jetës së tij.

Harry tha se ndihej i turpëruar që kishte lënë situatën të përkeqësohej në një masë të tillë dhe akuzoi familjen mbretërore se ishin totalisht indiferent ndaj kësaj situate.

“Gjëja që e ndaloi atë ishte fakti se sa e padrejtë do të ishte për mua kjo. Pas gjithçkaje që i kishte ndodhur nënës sime, të humbisja një grua tjetër në jetën time me një foshnjë brenda saj”, tha ai.

Sipas Harryt ajo që e kishte bindur të largohej drejt Kalifornisë ishte neglizhenca totale me të cilën familja e tij kaloi një çështje aq delikate sa vetëvrasja e së shoqes.

“Çdo pyetje, kërkesë, paralajmërim, çfarëdo qoftë, kaloi me një heshtje totale, neglizhencë totale”, u shpreh ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]