42
Prindërit e Astrit Deharit, Avni dhe Xhemile Dehari kanë dhuruar gjak në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje, në 5-vjetorin e vdekjes së djalit të tyre.
Përderisa gjatë homazheve në nderim të tij, babai i Astritit ka kërkuar që nga Prokuroria që mos të zvarrisë rastet të tilla.
Astrit Dehari vdiq në Qendrën e paraburgimit në Prizren, më 5 nëntor të vitit 2016.
Gjatë ditës, gjak ka dhuruar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në vazhdën e aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje për përvjetorin e Deharit.