fbpx

Prishen festimet e ditëlindjes së Kim Kardashian

nga Revista Kosovarja

Festimet e ditëlindjes së 42-të, të Kim Kardashian u ndërprenë kur një avion privat i marrë me qira nga motra e saj, Kylie Jenner, u detyrua të kthehej në Los Angeles për shkak të erërave të forta që shkaktuan rrezikshmëri për të fluturuar.

Ylli e dokumentoi mbrëmjen e saj përmes videove të shpërndara në Story-n e saj në Instagram, ku disa e shfaqnin atë duke hipur në aeroplanin që ishte nisur për në Las Vegas.

Sipas Kardashian, ajo dhe familja e saj do të organizonin një festë në Carbone Las Vegas përpara se të shkonin në rezidencën e shitur të këngëtares Usher në Park MGM.

Kardashian dhe ekuipazhi i saj i ditëlindjes shfrytëzuan maksimalisht kthimin e tyre të parakohshëm në Los Angeles duke u ndalur në një Burger lokal In-N-Out për një vakt të shpejtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]