fbpx

Prishtina e vendosur të mos i lë autobusët ndërurban në qendër

nga Revista Kosovarja

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në krye me Drejtorin Florian Dushi ka vazhduar aksionin ndaj autobusëve ndërurban që po hyjnë në qendër të Prishtinës.

Kontrollet sipas Inspeksionit do të vazhdojnë deri në vetëdijësimin e plotë të kompanive dhe ngasëve të autobusëve, thuhet në faqen e rrjetit social tē Drejtorit Florian Dushi

Ky është njoftimi i plotë:

Të vendosur në disa pika statike të kontrollit, kemi vazhduar të inspektojmë qarkullimin e autobusëve ndërurban për të parë nëse po respektohen linjat e qarkullimit ashtu siç edhe janë të përcaktuara duke përfshirë edhe mos hyrjen e tyre në brendi të qytetit.
Kontrolle të tilla do të vazhdojnë deri në vetëdijësimin e plotë të kompanive dhe ngasësve të autobusëve të këtyre kompanive./Kosovarja /

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]