fbpx

Prishtina edhe sot vazhdon ta ketë ajrin e ndotur, rangohet pesë vende më poshtë se dje

nga Revista Kosovarja

Prishtina edhe sot vazhdon të jetë ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë.

Kjo sipas ranglistës së IQAir që bën matjen e ajrit në të gjitha shtetet e botës.

Në ora 09:25 Prishtina është në vendin e 11-të të qyteteve të botës me ajrin më të ndotur. 168 është indeksi i ajrit në Prishtinës, sipas IQAir, i cili cilësohet si “ i pashëndetshëm”.

Para Prishtinës, në vend të parë është Lahore e Pakistanit, në vend të dytë Dehli i Indisë, në vend të tretë Sarajeva e Bosnje Hercegovinës, në vend të katërt Dhaka e Bangladeshit, në vend të pest Kolkata e Indisë.

Ndërsa në pesëshen e dytë janë Wuhani i Kinës në vend të gjashtë, Chonqing qytet poashtu i Kinës radhitet i shtati, në vend të tetë është Hanoi i Vietnamit, në vend të nëntë është Karachi i Pakistanit dhe në vend të dhjetë është Shkup i Maqedonisë së Veriut.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]