fbpx

Prishtina në mbështetje të Ukrainës, zebrave u jep ngjyrën e flamurit ukrainas

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka shprehur mbështetjen e saj për Ukrainën në prag të njëvjetorit të luftës pushtuese të Rusisë.

Te rrethi i Arbërisë tashmë vendkalimet për këmbësorë dhe rrethojat e trotuareve kanë marrë ngjyrat e flamurit ukrainas.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu ka treguar se ngjyrosja është bërë gjatë fundjavës, në mbështetje të Ukrainës.

Më 24 shkurt bëhet një vit që kur Rusia ka nisur luftën e saj pushtuese ndaj Ukrainës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]