Prishtina është renditur ndër qytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë, sipas të dhënave më të fundit nga platforma ndërkombëtare “IQAir”, e cila monitoron ndotjen e ajrit në nivel global.
Në këtë ranglistë, kryeqyteti i Kosovës zë vendin e 91-të, me një vlerë të nivelit të grimcave të dëmshme PM prej 33, që konsiderohet si nivel i pranueshëm dhe i ulët i ndotjes.
Ky pozicionim tregon një përmirësim të dukshëm të cilësisë së ajrit në Prishtinë, krahasuar me vitet e kaluara, kur ndotja shpesh kishte arritur nivele alarmante./IndeksOnline