fbpx

Prishtinasi 80-vjeçar e dëbon gruan pas dyshimeve për tradhti

nga Revista Kosovarja

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste të tilla.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Sinjali mëson se një grua në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, për shkak se bashkëshorti i saj e ka dëbuar nga shtëpia.

Bazuar në dëshminë e saj, 80-vjeçari ka pasur dyshime se viktima e ka tradhtuar me persona të tjerë dhe si rrjedhojë nuk ka dashur të vazhdojë bashkëjetesën me të.

57-vjeçarja është dërguar në strehimore, ndërsa ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]