fbpx

Prishtinasit i bastiset shtëpia, kapet me substanca narkotike

nga Revista Kosovarja

Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë bastisjes në shtëpinë e tij u gjet dhe u konfiskua substancë narkotike.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Ramë Govori, Prishtinë 09.01.2024 – 14:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 329 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore dhe një qese me fara të kanabisit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]