Një vajzë ka njoftuar policinë se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, me 28 gusht, dy të panjohur e kanë futur në veturë me forcë ku është sulmuar seksualisht.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, teksa nuk raportohet për të arrestuar.
Sipas policisë, rasti është duke u hetuar.
“SULM SEKSUAL/Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 28.08.2022 – 16:00. Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të pa njohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, njofton policia.
Kujtojmë se një e mitur është dhunuar seksualisht dje në Prishtinë nga pesë persona. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër nga ta janë arrestuar, gjersa janë në kërkim të personit të pestë, i cili tashmë është identifikuar.