‘Do të dalësh me mua, ose t’i publikoj videot intime’, prishtinasi i shkon në punë dhe kërcënon ish të dashurën
Të premten në mbrëmje, një grua ka raportuar se në vendin e saj të punës i kishte shkuar ish i dashuri dhe i njëjti e kishte kërcënuar atë.
Viktima ka raportuar se me të ka qenë në një lidhje dashurie dhe se i dyshuari e kishte kërcënuar se do të ia publikonte disa video intime nëse ajo nuk pranon të dilte prapë me të.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Prishtinë 02.07.2021 ─ 23:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se te vendi i saj i punës kishte shkuar (ish i dashuri) i dyshuari kosovar me të cilin kishte qenë në lidhje dashurie dhe i njëjti e kishte kanosur se asaj do të ia publikonte disa video intime nëse ajo nuk pranon të dilte prapë me të. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.