fbpx

Prishtinë: Një vajzë tenton të bëjë vetëvrasje për shkak të presionit nga një person përmes telefonit

nga Revista Kosovarja

Një vajzë në Prishtinë raportohet se ka tentuar që të kryejë vetëvrasje, për shkak të presionit psikik që i kishte bërë një person përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 26 shkurt të këtij viti.

“Prishtinë 26.02.2023 – 20:00. Viktima femër kosovare ka tentuar të kryej vetëvrasje, për shkak se i dyshuari mashkull kosovar i kishte bërë presion psikik përmes telefonit dhe përmes rrjeteve sociale”, thuhet në raportin policor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti është iniciuar si “Nxitje në vetëvrasje” dhe është në procedurë hetimore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]