fbpx

Prishtinë: Theret me thikë një 18 vjeçar

nga Revista Kosovarja

Në një përleshje fizike janë përfshirë mbrëmë edhe tre të rinj në rrugën ‘Fehmi Agani’ në Prishtinë, ku si pasojë ka mbetur i therur me thikë një 18-vjeçar.

Sinjali raporton se i riu është dërguar atje me plagë që dyshohej se i ishin shkaktuar si pasojë e goditjeve me thikë.

Pas dhënies së ndihmës mjekësore, gjendja e viktimës është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme, si dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit.

Dy të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar lidhur me rastin e rëndë.

Me urdhër të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje dhe do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]