fbpx

“Pritët që unë të flas dhe të vazhdoni të lehni”, Einxhel revoltohet me ndjekësit, shkak Donaldi

nga Revista Kosovarja

Einxhel Shkira ka realizuar një “live” me ndjekësit e saj duke u përgjigjur në shumë pyetje.

Në mes tjerash ajo u pyt për Donaldin dhe Romeon dhe emisionin e tyre, ku tha se nuk do të shkonte vetëm nëse do të paguhej.

Kjo si duket u bë shkak që ndjekësit t’i shkruanin dhe një pjesë nuk e priti mirë.

Këtyre të fundit Einxhel u ka reaguar përsëri përmes rrjeteve sociale, ku shprehet mjaft e revoltuar.

“Domethënë bëj një “live” të vetëm dhe konstatoj që shoqëria jonë ngelet një shoqëri maskiliste. Edhe më e keqja e di kush është? Më maskiliste se të gjithë janë vetë femrat. Dhe e keqja tjetër është se një mashkull mund të flasë lirisht për një vajzë, kurse një vajzë nuk mund t’ja përmendi emrin. As kur nuk është duke e sharë. Mua asnjëherë nuk më lejohet të jap mendimin tim. As të sqarohem, se qani të gjithë. Ju vazhdoni të mos më kuptoni mua, madje më keqkuptoni. Nuk e di pse e keni të vështirë ta dëgjoni të vërtetën. Edhe nëse nuk është e vërteta e të gjithëve, është e vërteta ime. Mezi paskeni pritur që unë të flas, dhe të vazhdoni të lehni. Ju e doni me të keq. Më vjen inat se të tjerët janë gati me heq edhe brekët e veta për klikime, kurse unë them të vërtetën. Einxhel flet se di të flas dhe mundet të flas,”-përfundoi moderatorja.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]