fbpx

Pritje deri në dy orë në Merdarë

nga Revista Kosovarja

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi.

Aktualisht pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë në Merdar 120 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka njoftuar se ka fluks të madh në hyrje-dalje nëpër pikat kufitare në Kosovë.

Pika më e ‘ngjeshur’ kufitare për vetura është ajo e Merdarës, ku pritjet në hyrje janë 120 minuta, ndërkaq në dalje 5-10 sosh.

Pritje 50 minuta për hyrje ka edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhe..

Përditësimi i fundit është bërë në orën 18:33, të së dielës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]