fbpx

Pritje të shkurtra në pikat kufitare të Kosovës

nga Revista Kosovarja

Vera sjell mërgatën në Kosovë!

Dhe teksa bashkatdhetarët tanë duan të vizitojnë rrënjët e tyre, numri i fluturimeve dhe veturave që hyjnë në Republikën e Kosovës, rritet.

Ditët e fundit ka pasur fluks të konsiderueshëm të mërgatës dhe më patjetër që edhe pritja në pikat kufitare ka qenë më e gjatë, shkruan Indeksonline.

Por, sonte pritjet janë më të shkurtra. Kjo për shkak se të gjitha pikat kufitare janë pothuajse të lira, andaj e vetmja vonesë që mund të shkaktohet është ajo e zakonshmja për verifikimin e dokumenteve identifikuese.

Pritje pak më të gjatë ka në Jarinje dhe Merdarë – nga 5 deri në 10 minuta.

Ndërkaq në të gjitha pikat tjera, pritja më e gjatë është 3 deri në 5 minuta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]