fbpx

Prizren: Sulmohet seksualisht një grua

nga Revista Kosovarja

Një rast i sulmit seksual raportohet se ka ndodhur të mërkurën në Prizren.

Policia njofton se një grua ka kërkuar ndihmë pasi dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur.

“Prizren 15.02.2023-13:00. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë pasi që dyshohet se e njëjta ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur”, thuhet në raportin policor.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën, të cilën e kanë dërguar për tretman mjekësor. E njëjta është intervistuar, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]