fbpx

Prizrenasi bie pre e një mesazhi, i paguan 20 mijë euro për një dhuratë

nga Revista Kosovarja

Një qytetar nga Prizreni ka rënë pre e një mashtrimi përmes mesazheve elektronike. Ai i ka paguar rreth 20 mijë euro, në këmbim të një dhurate.

Drejtoria e Policisë në Prizren përmes një komunikate për media ka treguar se si ka ndodhur e tërë ngjarja.

“Viktima pasi kishte pranuar një mesazh se ka fituar një dhuratë dhe në kundërvlere të kësaj dhurate i njëjti kishte paguar rreth 20.000 (njëzet mijë euro), e ka parë së tashmë është mashtruar dhe ka kërkuar ndihmë e policisë. Viktima këto para i kishte paguar përmes transaksioneve bankare nga data 20 shkurt 2021 deri më tani, duke mos e ditur se është mashtruar”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.

Ndryshe, është bërë e ditur se tashmë kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]