45
Pavarësisht numrit të lartë të të infektuarve me Covid-19, qytetarët po vazhdojnë të jenë mospërfillës ndaj masave mbrojtëse.
Edhe pse vendimi i fundit i Qeverisë nuk lejon tubimin e më shumë se 50 personave nëpër vende publike, një gjë e tillë nuk po ndodh.
Në disa pamje të publikuara nga RTV BESA, shihet një numër i madh i qytetarëve në Shatërvan të Prizrenit.
Aty shihet se janë të rrallë ata persona që mbajnë maska.
Për daljet e qytetarëve në masë të madhe ka ndikuar edhe moti i mirë po mbizotëron ditëve të fundit.